Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Iggy Pop, Chicago, Public Enemy nderohen me Grammy për arritje jetësore

Rockerët Iggy Pop dhe Chicago, si dhe veteranët e repit, Public Enemy, do të nderohen me çmime Grammy për arritje jetësore.

Ikonat e tjera muzikore Roberta Flack, Isaac Hayes, John Prine dhe Sister Rosetta Tharpe gjithashtu do të nderohen me çmimin Special Merit Awards nga zyrtarët e Akademisë Muzikore, në shenjë mirënjohjeje të kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në industri.

Image

Ndërkohë, producenti ekzekutiv i Grammy Awards, Ken Ehrlich do të jetë në mesin e pranuesve të Trustees Award, së bashku me kompozitorin Philip Glass, dhe drejtuesin e industrisë muzikore Frank Walker, i cili është mirënjohur me zbulimin e legjendës së muzikës country Hank Williams, dhe ikonave të bluzit Bessie Smith dhe Blind Willie Johnson, ndërsa Technical Grammy Award do t’i shkojë inxhinierit për audio dhe akustikë George Augspurger, shkruan KOHA Ditore.

"Industria jonë krenohet për ndikimin dhe për kontributin, ndërsa çdo vit Akademia Muzikore e ka privilegjin ta nderojë një grup të zgjedhur vizionarësh, kontributet kreative të të cilëve kanë krijuar valë në kulturën tonë," tha në një deklaratë presidentja e Akademisë Muzikore, Deborah Dugan.

"Pranuesit e Special Merit Awards e kanë formësuar pasionin e tyre muzikor në pjesë të historisë që do të vazhdojnë të ndikojnë dhe frymëzojnë brezat e ardhshëm të krijuesve të muzikës dhe dashamirëve të muzikës".

Edhe “Grammy”, festë e muzikës dhe skenë proteste e mesazhesh politike Kulturë “Grammy”, festë e muzikës dhe skenë proteste e mesazhesh politike

Të gjithë të nderuarit do të festohen në një ceremoni të veçantë dhe në një koncert në Pasadena, California, më 18 prill të vitit të ardhshëm.

Black Sabbath, Dionne Warwick, Julio Iglesias, dhe George Clinton and Parliament-Funkadelic ishin mes atyre që u nderuan me Grammy për arritje jetësore në fillim të këtij viti.