Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Idris Elba e uron John Legend për titullin e mashkullit më seksipil

Revista “People” e shpalli John Legend si mashkullin më seksipil të vitit 2019, ndërsa fituesi i vitit të kaluar i këtij titulli, Idris Elba, e lavdëroi atë në Twitter dhe ia uroi fitoren.

Pasi që Legend u falënderua për titullin përmes Twitterit, atij iu përgjigj Elba, i cili bëri shaka në llogari të Dwayne "The Rock" Johnson i cili e fitoi këtë titull në vitin 2016.

"Të lumtë, vëlla! E meriton këtë. Mos i trego Dwayneit për titullin, ai ende mendon se është i tij, dhe unë nuk kam pasur zemër t'i thosha që ia mora vitin e kaluar", shkroi Elba në Twitter.

Image

Bashkëshortja e Legend, Chrissy Teigen, gjithashtu reagoi në këtë titull, duke thënë se më në fund u zbulua sekreti i saj i madh.

"E kam përmbushur ëndrrën time, kam fjetur me mashkullin më seksipil në botë. Është një nder i madh", shkroi ajo në profilin e saj në Twitter.

Artikuj të ngjashëm