Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Humble” e Kendrick Lamar më e dëgjuara në Amerikë

Kënga Humble e hip hop artistit Kendrick Lamar është kënga më e dëgjuar në Amerikë aktualisht, sipas Billboard.

Kjo këngë e lansuar para 3 javësh ka marrë më shumë se 100 milionë klikime në kanalin muzikor Youtube dhe është shndërruar në super hitin më të madh, shkruan KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë personazhe të famshme nga bota e artit kanë ndarë në rrjetet sociale video ku shihen duke e kënduar “Humble”.

Rikthimi i Kendrick Lamar me albumin “Damn”, ka ngjallur mijëra reagime pozitive duke u komentuar si albumi më i mirë aktualisht dhe pretendohet të jetë ndër sukseset më të mëdha të artistit.

Kendrick para disa ditësh ka publikuar edhe këngën “DNA”, që është pjesë e këtij albumi, e cila gjithashtu është tejet e pëlqyer dhe deri tash ka më shumë se 25 milion klikime në Youtube.

Sukseset e reperit janë parë që në ditët e para të lansimit të “Damn”, që i ka sjellë një freski dhe një origjinalitet botës së artit.