Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hugh Grant feston ditëlindjen e 60-të

Aktori i njohur britanik, Hugh Grant, të mërkurën më 9 shtator i mbushi 60 vjet.

I lindur në Londër, ylli i shquar kryesisht për role në filma komedi dhe romancë, kulminacionin e famës e arriti gjatë viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000. Disa prej filmave të tij më të njohur të asaj kohe ishin: “Love Actually”, “About a Boy”, “Notting Hill” dhe “Four Weddings and a Funeral”.

Vjetëve të fundit Grant ka luajtur më shumë role negative dhe dramatike në filma të tillë si, “Paddington 2” dhe “The Gentlemen”, transmeton Koha.

Grant në të kaluarën është shquar si një beqar i përjetshëm, i cili shpesh kishte krijuar lidhje romantike me personalitete të famshme të showbizit, por të cilët gjithmonë përfundonin me ndarje. Më e përfolura ishte lidhja 13-vjeçare me aktoren dhe modelen britanike, Elizabeth Hurley.

Por, në vitin 2018 aktori vendosi t’i jap fund beqarisë, duke u martuar me producenten suedeze, Anna Eberstein. Ajo është nëna e tre fëmijëve të vegjël të aktorit, i cili po ashtu i ka dy fëmijë të tjerë me ish-partneren, Tinglan Hong.

Hugh Grant, po ashtu luan në filmat e suksesshëm të arkave filmike “Bridget Jones”, si dhe në vitin 1995 kishte qenë pjesë e një skandali mediatik, pasi u arrestua me një prostitutë në Los Angeles.