Showbiz

Howard Stern me fjalë të ashpra për Kanye Westin

Prezantuesi, Howard Stern, është shprehur kundër Kanye Westit, duke e quajtur atë një person që e urren veten, kjo pas sjelljeve të fundit reperit.

Në vazhdën e shkaktimit të polemikave online, së fundmi Ye e lavdëroi Hitlerin në një episod të podcastit “Inforwars” të aktivistit të së djathtës ekstreme, Alex Jones. Ndërsa emisioni u ndërpre për një pauzë, Jones i tha yllit të hitit “DONDA” se nuk i pëlqente nazistët apo Hitlerin, për të cilin West ndërhyri duke thënë: “Mua më pëlqen Hitleri”.

Në kuadër të emisionit të tij në radion “SiriusXM”, Howard Stern, i cili është çifut, tha se deklaratat antisemitike të reperit të famshëm e kanë bërë teoricienin e konspiracionit, Alex Jones, të duket si një liberal.

“Alex Jones provonte ta shpëtonte nga fjalët e pakuptimta që po dilnin nga goja e tij, por Kanye vazhdonte ta injoronte. Ishte një intervistë vërtetë e çmendur. Besoj se ai ka harruar që është zezak. Ai nuk e kupton se çfarë mendimi kishte Hitleri për çifutët dhe personat e racës së zezë, të cilët i konsideronte inferior. Ai madje donte t’i sterilizonte njerëzit me ngjyrë. Që një afrikano-amerikan të deklarohet se e pëlqen Hitlerin, është vërtetë e çuditshme dhe e paparanueshme. Çfarë ndodhi me këtë burrë? Çfarë problemi në jetën e tij ia shkaktoi këtë sëmundje mendore”.

Stern gjithashtu foli për teorinë e tij psikologjike rreth artistit të shpërblyer me “Grammy”.

“Jam i sigurt se nuk jam i vetmi që mendon se ndoshta ai e urren kaq shumë të qenit zezak. Ai e urren veten shumë. Thjeshtë dëshiron ta vesh një kapuç dhe të pretendojë se është një burrë i racës së bardhë në partinë naziste. Në një mënyrë të çuditshme, Ye e përçmon të qenit me ngjyrë dhe dëshiron të pranohet nga nazistët”.

Javën e kaluar, Westit, u cili sapo e finalizoi shkurorëzimin nga ish-bashkëshortja Kim Kardashian, iu pezullua llogaria në Twitter për herë të tretë në më pak se dy muaj, kjo pasi e ndau një imazh të ylli të Davidit brenda një svastike. Ai më pas u kthye në Instagram, ku e quajti Elon Muskun një “hibrid gjenetik”.

Ndërkohë, në internet ka filluar një peticion në përpjekje për ta larguar muzikën e reperit nga platformat e transmetimit si, Spotify, Apple Music dhe Amazon Music. Deri më tani, faqja “Change.org” i ka mbledhur mbi 63 mijë nënshkrime për këtë peticion.

Në lajme të tjera, Milo Yiannopoulos, e ka konfirmuar lajmin se nuk po punon më në fushatën presidenciale të Kanye Westit.