Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hillary dhe Chelsea Clinton themelojnë kompani produksioni

Hillary Rodham Clinton dhe e bija e saj, Chelsea, janë duke e themeluar një kompani të produksionit filmik, me anë të së cilës kanë thënë se do të tregojnë histori të njerëzve, zërat e të cilëve zakonisht neglizhohen.

Projekti i parë i kompanisë së tyre “HiddenLight” do të jetë një seri dokumentarësh e quajtur “Gutsy Women”, të cilën “Apple TV+”, nëpërmjet një njoftimi të ndarë të enjten, ka thënë se planifikon ta transmetojë në një datë të papërcaktuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkëshortja dhe e bija e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, kanë thënë se janë frymëzuar nga libri i vitit 2019, “The Book of Gutsy Women: Favorite Stories of Courage and Resilience”, transmeton KOHA.

“Për shumë kohë, u është kushtuar vëmendje zërave më të lartë në dhomë. Ka pasur gjenerata të njerëzve që mund t’i ndryshojnë gjërat në botë dhe do të vazhdojnë ta formësojnë botën tonë – zakonisht pa shumë zhurmë, duke mos u vërejtur fare”, ka thënë Hillary Clinton. Ajo ka shtuar se historitë e atyre ndryshuesve të botës, zakonisht të pavërejtur, janë historitë që planifikojnë t’i tregojnë.

Familja Clinton i bashkohet ish-presidentit Barack Obama dhe bashkëshortes së tij, Michelle, në tregun e filmit dhe produksionit televiziv. Kompania e familjes Obama “Higher Ground Productions” ka përkrahur disa projekte, përfshirë edhe dokumentarin “American Factory”, që ka fituar çmimin “Oscar”.

“Historitë që i tregojmë dhe përvojat që i shpërndajmë e formësojnë mënyrën se si e shohim njëri-tjetrin dhe na ndihmojnë ta kuptojmë vendin tonë unik në botë”, ka thënë Chelsea Clinton, lidhur me projektin.