Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hathaway tregon arsyen e suksesit

Aktorja e Hollywoodit, Anne Hathaway, ka thënë se gjithmonë ka qenë ambicioze duke e cilësuar këtë si arsye të suksesit të saj.

Ajo në një intervistë ka thënë se disa njerëz e kishin paralajmëruar se do t’i mbaronte karriera para moshës 40-vjeçare.

“Gjithmonë kam treguar haptas se jam një person ambicioz. Kam qëllime që dua t’i përmbush, kam ëndrra që nuk duken shume ndryshe nga ato që kam pasur kur kam qenë më e re, dhe ende i ndjek”, ka thënë Hathaway për revistën “Porter”.

Ajo ndihet sikur ende “po rritet” pasi që ka filluar në industrinë e filmit që kur ishte fëmijë.

“Më patën paralajmëruar se do të më mbaronte karriera kur do t’i mbushja 35 vjeç. E di që kjo është diçka nëpër të cilën kalojnë shumë gra”, ka thënë ajo.

Aktorja u bë e famshme kur mori rol në filmin e Disneyt “The Princess Diaries” në vitin 2001. Vetëm pas një dekade ajo fitoi çmimin Oscar për rolin e saj si Fantine në filmin “Les Miserables”.

Edhe Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti Showbiz 4 d. më parë Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti

Ylli i filmit “The Devil Wears Prada” që ka tre fëmijë me burrin e saj, Adam Shulman, po mendon se është “fantastik” fakti që karrierat e grave në kohët e sotme zgjasin shumë më shumë.

Pavarësisht kësaj 41-vjeçarja ka treguar se pavarësisht që ndihet krenare për këtë, industria e filmit ka ende gjëra që duhet t’i “përmirësojë”.

“Ka shumë gjëra që duhet të jemi krenarë, por ka edhe gjëra që duhen përmirësuar”, ka thënë ylli.