Producenti Harvey Weinstein ka deklaruar se nuk është fajtor lidhur me akuzat e reja për sulm seksual, raporton BBC News.
Weinstein, i cili u paraqit shkurtimisht në gjykatë në New York, tashmë ka deklaruar se nuk është fajtor për dhunimin e supozuar të një gruaje në vitin 2013 dhe për seks të detyruar në një rast tjetër të vitit 2006.
Prokurorët të hënën e ngritën një aktakuzë të re ashtu që gjykatësit ta dëgjojnë dëshminë e një gruaje të tretë që e akuzon producentin hollivudian për abuzim – atë të aktores Annabella Sciorra, shkruan KOHA Ditore.
Që kur Harvey Weinstein u përball me akuzën e tij të parë për sulm seksual, 70 femra të tjera kanë deklaruar se ai i ka keqtrajtuar edhe pse ai i mohoi ato akuza gjatë gjithë kohës.
Sciorra, e njohur për rolin e saj në serialin e HBO “The Sopranos”, thotë se Weinstein e përdhunoi atë në apartmentin e tij në Manhattan në vitin 1993. Prokurorët shpresojnë që dëshmia e saj do të përdoret për t’i forcuar akuzat e tyre se Weinstein është një grabitqar seksual.
Nëse dënohet për të gjitha që akuzohet, Harvey Weinstein mund të përballet me burgim të përjetshëm.
-
Producenti i njohur i Hollywoodit dënohet për skandalet seksuale
-
Rigjykimi ndaj Harvey Weinstein nis me akuza të reja për sulm seksual
-
Raportohet se producenti i dënuar për përdhunim është diagnostikuar me kancer
-
Apeli i New Yorkut rrëzon dënimin e Harvey Weinsteinit për përdhunim
-
Weinstein shpallet sërish fajtor për përdhunim dhe sulm seksual