Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harry Styles në bashkëpunim me aktoren Phoebe Waller-Bridge për këngën e re

Foto: AP/Associated Press

Nuk ka mënyrë më të mirë për ta filluar vitin 2021 sesa me anë të një bashkëpunimi mes yjeve të showbizit, Harry Styles dhe Phoebe Waller-Bridge.

Edhe më mirë bëhet kur ata vijnë me një videokip të përbashkët, të veshur me dizajnet e markës së njohur të modës “Gucci”.

Më 1 janar të këtij viti Harry e lansoi videoprojektin e ri muzikor për këngën “Treat People With Kindness” dhe i befasoi adhuruesit me përfshirjen e aktores Phoebe Waller-Bridge.

Videoklipi i ngjason një filmi të shkurtër me pamje glamuroze, të siguruara falë kostumeve fantastike të këngëtarit dhe aktores së markës “Gucci”. Harry shpesh ka bashkëpunuar me këtë shtëpi të modës, si në performancat e kaluara ashtu edhe në fotosesione për revista të ndryshme.

Kënga ngërthen mesazhe pozitive dhe tinguj energjikë, derisa në videoklip dyshja shfaqet vazhdimisht duke vallëzuar me një koreografi të jashtëzakonshme.

“Treat People With Kindness” ka vetëm tri ditë që është publikuar në platformën YouTube, dhe tashmë i numëron më shumë se 11 milionë klikime.

Edhe Zoë Kravitz nxit spekulimet për fejesë me Harry Styles, shafqet në publik me unazë diamanti Showbiz Zoë Kravitz nxit spekulimet për fejesë me Harry Styles, shafqet në publik me unazë diamanti

Phoebe Waller-Bridge shquhet si aktore, skenariste dhe producente e suksesshme nga Britania e Madhe. Ajo njihet më së shumti si krijuese dhe protagoniste e serisë komike të kanalit BBC, “Fleabag”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @harrystyles