Showbiz

“Harrova” balada e re nga Blero

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, e ka publikuar videoprojektin e ri muzikor me titull “Harrova”. Kënga e vizuelizuar me videoklip, vjen në zhanrin baladë.

Ky është klipi i parë i lansuar nga Blero prej se u martua me të dashurën e tij, modelen Afrona Dika.

Kësaj radhe duket se këngëtari ka vendosur t’i ndërrojë bashkëpunëtorët, duke e sjellë një këngë të shkruar nga Bes Buzuku, i cili poashtu e ka bërë muzikën e këngës bashkë me Bleron, transmeton Koha.net.

Kënga “Harrova” ka 20 orë që është publikuar në YouTube ku është mirëpritur nga adhuruesit e këngëtarit, duke i marrë më shumë se 50 mijë klikime.

Pritet që gjatë vitit 2020, Blero të jetë më aktiv në skenën muzikore duke sjellë projekte solo si dhe bashkëpunime.