Dramaturgu, gazetari dhe profesori universitar, Haqif Mulliqi, është mysafir sonte në emisionin “Talk”.
Në një bisedë të gjatë, Mulliqi rrëfen detaje interesante për raportin e tij familjar me bashkëshorten dhe tre fëmijët. Ai tregon se si tash ka ndryshuar jeta e tij me tu bërë gjysh për herë të parë.
Gjithashtu, Mulliqi jep detaje edhe për raportin e tij me familjen Jashari dhe një intervistë të realizuar nga bashkëshortja e tij me Hamëz Jasharin. Se çfarë pritet të ndodh me këtë intervistë, do të mund ta kuptoni sonte në “Talk”.
Ndërsa, në rubrikën “Pyetjet e kuqe” i ftuar është këngëtari Florent Abrashi. A e di ai alfabetin shqip dhe a e di se çfarë dite ka qenë kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës?
“Talk” nis sonte nga ora 20:00.