Showbiz

Hannah Waddingham shfaq admirimin për Tom Cruisen

Aktorja e Hollywoodit, Hannah Waddingham ka shfaqur admirimin e saj për aktorin Tom Cruise derisa ka qenë prezent në emisionin “James Martin’s Saturday Morning” në televizonin The Independent.

Ajo ka thënë se është e gatshme ta mbrojë aktorin Tom Cruise kundrejt çdo kritike që i adresohet, raporton Yahooo.

Aktorja ka punuar me Cruise për filmin e ardhshëm “Mission: Impossible 8” dhe ende nuk dihet se çfarë roli luan. Ajo ka kaluar pesë ditë në xhirime intensive të filmit.

“Më duhet të them se kam një problem të vërtetë me këdo që kritikon Tom Cruisen tani. Pasi e kam takuar dhe kam kaluar pesë ditë intensivisht në sheshxhirim me të... Ai është pa dyshim një nga qeniet njerëzore më të dashura dhe inkurajuese, pozitive dhe frymëzuese që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë Waddingham.

Ndërsa “Mission: Impossible 8” supozohej të niste shfaqjen në kinema më 28 qershor 2024, kompania “Paramount Pictures” e shtyu filmin për gati një vit deri më 23 maj 2025, për shkak të vonesave që u shkaktuan nga grevat në Hollywood.