Gwyneth Paltrow., fituesja e Oscarit, tregoi se si do të duket jeta e saj pas daljes në pension në të ardhmen, raporton NYPost.
"Unë do të zhdukem nga jeta publike", ka thënë Paltrow, 51 vjeçe.
Ajo duke folur për “Bustle” në një intervistë të botuar të mërkurën tha se askush nuk do ta shohë më.
Paltrow planifikon të shesë “Goop”, kompaninë e saj të mirëqenies që ajo e themeloi në vitin 2008. Ajo shpreson të tërhiqet nga biznesi i saj në të ardhmen për t’u përqendruar në familjen e saj.
Paltrow u martua me producentin Brad Falchuk në vitin 2018.
Ajo dhe ish-burri i saj, Chris Martin, janë prindër të vajzës Apple, 19 vjeçe, dhe djalit Moses, 17 vjeç.
"Më pëlqen krijimi, bashkëpunimi, goditja me ide të reja, novacioni, mendimi përpara, strategjia, vizioni, kjo lloj gjëje," i tha aktorja revistës.
Sipas New York Times, “Goop” u vlerësua me një shumë marramendëse prej 250 milionë dollarësh në vitin 2018.
Pavarësisht një karriere të suksesshme në ekran, aktorja nuk ka marrë shumë projekte filmike dhe televizive në dekadën e fundit. Ajo u shfaq për herë të fundit në filmin "Avengers: Endgame" të vitit 2019 së bashku me bashkë-yllin për një kohë të gjatë Robert Downey Jr. dhe në projektin televiziv "The Politician" të Netflix bashkëkrijuar nga Falchuk.
Javën e kaluar, Paltrow madje bëri shaka se ku e mban trofeun e Oscarit, të cilin e fitoi për aktoren më të mirë në filmin "Shakespeare in Love" të vitit 1998.
"Te Dera ime. Funksionon në mënyrë të përkryer!", ka thënë ajo gjatë një videoje me "73 Pyetje" nga revista prestigjioze Vogue.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi