Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Guns N’Roses publikon “versionin 2022” të “November Rain”

Guns N' Roses kanë shpërndarë një version të ri të klasikut të tyre “November Rain” të vitit 1991, me një orkestër prej 50 pjesësh.

Ajo është pjesë e një edicioni "super luksoz" të kompletit "Use Your Illusion I + II", i cili do të publikohet më 11 nëntor dhe përmban 63 këngë të papublikuara më parë.

“Versioni i ri 2022 është performancë e njëjtë si origjinali, dhe i përzier besnikërisht me versionin e ri, por me orkestrimin e sapo regjistruar që zëvendëson tingujt e përdorur atë kohë”, ka thënë rokeri Steven Wilson.

Ndërkohë, Guns N’Roses ka premtuar se këngë të reja janë afër.