Filmat e zhanrit aksion kryesisht e sigurojnë suksesin në arkat filmike, pasi janë ndër projektet më të pëlqyera nga publiku mbarë botëror. Prandaj, vjetëve të fundit është rritur numri i lansimit të këtyre projekteve nëpër kinema.
I tillë është edhe filmi i ardhshëm amerikan, “Gunpowder Milkshake”, i cili vjen i realizuar nga regjisori Navot Papushado, dhe në rolet protagonist i sjell aktoret Karen Gillan, Lena Headey, Carla Gugino, Chloe Coleman, Michelle Yeoh, Angela Bassett dhe Paul Giamatti.
Ai e rrëfen histori e një vrasëse profesionale, Scarlet, e cila për shkak të vështirësive që i sjell profesioni i saj, detyrohet ta braktisë të bijën, Sam, dhe të arratiset. Disa vjet më vonë, pavarësisht se është rritur larg nënës së saj, Sam po ashtu është shndërruar në vrasëse profesionale. Pasi një mision i rrezikshëm del jashtë kontrollit, me ç’rast një vajzë tetë vjeçare gjendet në mes të një lufte gangsterësh, Sam nuk sheh mundësi tjetër përveç se të përfshihet në këtë situatë dhe ta ndihmojë vajzën e vogël. Kjo bënë që ajo të takohet me nënën e saj pas shumë vjetësh dhe mikeshën e saj po ashtu vrasëse profesioniste dhe t’i bashkojnë forma për një luftë hakmarrëse kundër atyre që u morën gjithçka.
“Gunpoëder Milkshake” do të fillojë së shfaquri në Amerikë nga platforma Netflix, më 14 korrik të këtij viti.