Nuk kanë munguar risitë edhe këtë herë në “Këngën Magjike”.
Disa ditë më parë moderatori Ardit Gjebrea ka zbuluar se festivali është ndërkombëtarizuar dhe në konkurrim do pranoheshin edhe artistë të huaj të cilët duan të provojnë veten në një kompeticion shqiptar. Grupi italian që ka tërhequr vëmendjen e jurisë këtë javë quhet Sisma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaniele dhe Arturo shkëlqyen në performancën e kategorisë “New artist” me këngën e tyre “Come e Possible”. Dy artistët e rinj italian fituan zemrat e anëtarëve të jurisë të cilët me shumë dëshirë shtypën butonat jeshilë për Sismën.
Djemtë shprehën të emocionuar mirënjohjen për mundësinë e dhënë, kurse juria sugjeroi artistët e rinj të frymëzohen nga muzika që Daniele dhe Arturo bëjnë./shqiptarja