Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin e madh, “Sanremo 2020”, në Itali.
Ajo u ngjit në skenën e së premtes veshur me një fund të shkurtër të zi, të ndërthurura me dorezat dhe të brendshmet me material sateni në pjesën e sipërme, shkruan DailyMail.
Dua tërhoqi edhe më shumë vëmendjen me kombinimin që i kishte bërë veshjes me një palë çizme të lëkurës.
{gallery}
Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçe, dukej tejet atraktive dhe provokuese me veshjen e saj, ndërsa elektrizoi skenën e festivalit italian me interpretimin e këngës “Don’t start now”.
Ajo nuk është shqiptarja e vetme që këtë vit është ngjitur në festivalin e “Sanremos”, pasi një më parë, natën e dytë të këtij festivali e ka prezantuar moderatorja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu./tch.
-
Dua Lipa shkëlqen me fustan të bardhë me pupla në festën para dasmës në Palermo
-
Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë
-
Sienna Spiro me performancë të qetë, Dua Lipa pritet në orën 22:00
-
Dua Lipa publikon fotot e para nga dasma luksoze në Sicili
-
Dua Lipa kompenson me mbi 5 mijë euro banorët në Palermo pas ankesave për festimet e dasmës