Grupi i famshëm “Coldplay” ka lavdëruar albumin e ri të këngëtares Dua Lipa.
Chris Martin, lideri i grupit, duke falënderuar fansat që kanë qenë të pranishëm në disa koncerte, ka shfrytëzuar rastin që lavdërojë edhe Duan.
“Kam qenë duke e dëgjuar albumin e ri të Dua Lipës [realizuam së bashku këngën Homesick] dhe mendoj se kënga ‘new rules’ është e përkryer”, ka shkruar Martin në faqen zyrtare të grupit.
— Coldplay (@coldplay) June 13, 2017