Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Albumi i Dua Lipës ndër 50 më të mirët e vitit 2017

“Billboard” në mesin e shumë albumeve të shumë yjeve botërore, e përzgjodhi albumin e kosovares “Dua Lipa” në pozitën e 43-të, ndër 50 më të mirët e vitit 2017 nga kritikët e “Billboard”.

“Një hit i vetëm nuk e bën dikë superyll. Teksa hiti ‘New Rules’ po vazhdon të thyejë rekorde dhe të ngjitet në ‘Billboard Hot 100’ është albumi debutues i nivelit të lartë që e futë atë në mesin e yjeve më premtuese të zhanrit pop. Që nga ‘IDGAF’ e deri te ‘Lost In Your Light’ 22-vjeçarja londineze ka treguar një klas të lartë – të cilin mezi presim ta shpalosë në të ardhmen”, ka shkruar ‘Billboard’ në përshkrimin për albumin e Dua Lipës, transmeton Albinfo.ch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me albumin debutues, Lipa fitoi ditë më parë pllakën e artë për shitjet milionëshe të tij, ndërsa me hitet e vitit 2017 ajo u bë këngëtarja më e dëgjuar në “Spotify” në Britani të Madhe.

Top pesëshja e albumeve nga “Billboard” është:

Kendrick Lamar – “Damn”

2. SZA – “Ctrl”

Lorde – “Melodrama”

Jay-Z – “4:44”

Khalid – “American Teen”.