Edhe disa projekte muzikore do të vijnë nga Granit Dërguti deri në fund të këtij viti.
Pas bashkëpunimit me Xhensilën, këngëtari ka bërë të ditur se do të sjellë edhe 3 këngë të tjera, të cilave do t’ua realizojë videoklipet po ashtu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkëpunimi në këngën “Lova” pati një sukses shumë të madh duke u klikuar më shumë se 5 milionë herë në Youtube. Kështu, edhe projekti i radhës do të jetë bashkëpunim, por këtë herë me një nga këngëtarët shumë të pëlqyer shqiptar dhe me të cilin numëron edhe dy bashkëpunime të tjera.
Siç mëson emisioni Express Summer, xhirimet e videoklipit do të fillojnë shumë shpejt. Ai do të realizohet nga produksioni “Imagine Films”.
Kënga është shumë ritmike, duke iu përshtatur kështu sezonit veror.
Bashkëpunimet e mëhershme të Granitit me Capital T, janë“Thirrëm n’telefon” dhe “S’ke ditë”.