Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Granit Dërguti, në bashkëpunim me Xhensilën dhe Mixey-n

Pas këngës “Çka m’ke bo ti”, si duket Granit Dërguti është gati për projektin muzikor të radhës.

Siç mëson emisioni “Express”, kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me një nga këngëtaret shumë të pëlqyera shqiptare, Xhensila Myrtezai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga fotografitë e siguruara, shihet se pjesë e këtij projekti është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i këngëtarit, Mixey, i cili është po ashtu edhe pjesë e videoklipit.

I kontaktuar nga emisioni Express, Graniti nuk ka dashur të japë shumë detaje, megjithëse nuk e ka mohuar se shumë shpejt do të vijë projekti i tij i radhës.

“Nuk kisha dashur të zbuloj shumë detaje, pasi është një projekt shumë i veçantë dhe për këtë arsye dua të jetë si lloj befasie për ata që e pëlqejnë muzikën time. Mund të them se është një këngë me shumë ritëm dhe me një realizim shumë të veçantë”, ka përfunduar këngëtari.

Megjithatë, Expressi mëson se tekstin e këngës “Lova” e ka shkruar Graniti në bashkëpunim me Xhensilën, derisa muzika është bërë në bashkëpunim mes Granitit dhe Mixey-t.

Videoklipi është xhiruar në disa lokacione të ndryshme në Kosovë nga produksioni Entermedia.

{gallery}