Albumi i artistit amerikan Jay-Z, është nominuar në më së shumti kategori të shpërblimeve “Grammy”, në 8 sosh në listën e publikuar gjatë ditës së martë, në të cilën femrat u anashkaluan dhe Katy Perry nuk u përfshi fare në listë.
Albumi “4:44” u nominua në kategorinë “Albumi më i mirë”, një prej tri kategorive kryesore të shpërblimeve Grammy. “The Story of O.J.”, pjesë e këtij albumi u nominua në kategorinë “Kënga e vitit” dhe “Incizimi i vitit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër çmimin “Albumi më i mirë”, Jay Z-së do të garojë krahas artistëve Bruno Mars, Lorde, Childish Gambino dhe Kendrick Lamar.
Lamar u nominua në shtatë kategori.
“Despacito”, hiti i këngëtarit Puerto Rican, Luis Fonsi në bashkëpunim me Justin Bieber dhe Daddy Yankee, u nominua në 3 kategori, përfshirë edhe atë “Incizimi i vitit”, raporton Express i KTV-së.
Kantautori britanik Ed Sheeran me albumin e tij “Divide” mori dy nominime aq sa Lady Gaga dhe Kesha.
Pop ylli Katy Perry, nuk u nominua në asnjë kategori për albumin “Witness”.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” do të mbahet më 28 janar në Madison Square Garden të Nju Jorkut.