Ylli i popit, Selena Gomez, ka zbuluar se është e vendosur t’u japë dritë çështjeve të shëndetit mendor
Ylli 29-vjeçar dhe marka e saj e kozmetikës “Rare Beauty's Rare Impact Fund” kanë bashkuar forcat me MTV Entertainment për ta nisur Forumin e parë të Veprimit Rinor për Shëndetin Mendor.
“Si një avokate për shëndetin mendor jam e emocionuar t’i bashkoj forcat me MTV Entertainment së bashku me iniciativën time të ndikimit social, Fondin e Rare Impact, me qëllim të destigmatizimit të shëndetit mendor përmes formësimit të bisedave pozitive rreth vetëpranimit dhe mirëqenies mendore”, është shprehur këngëtarja.
“Kam pasion të kamotshëm për mbrojtjen dhe edukimin e shëndetit mendor, kjo është arsyeja pse i kam krijuar “Rare Beauty and Rare Impact Fund”. Është një mision personal për ta vazhduar këtë punë të rëndësishme dhe për t’i fuqizuar të rinjtë që ta trajtojnë shëndetin e tyre mendor”.
Forumi i Veprimit Rinor i Shëndetit Mendor do të mbahet në Uashington DC më 18 maj dhe është krijuar me ndihmën e Administratës Biden-Harris.
Selena do t'u bashkohet 30 aktivistëve të të rinjve të shëndetit mendor në Forum, teksa Fondi i Rare Impact shpreson të mbledhë 100 milionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.
Elyse Cohen, nënkryetare e ndikimit social dhe përfshirjes në Rare Beauty dhe presidente e Fondit të Rare Impact , ka thënë: “Kriza e shëndetit mendor të vendit është rritur nga gjendja aktuale e botës.
“Tani më shumë se kurrë, biseda për shëndetin mendor është e rëndësishme për mirëqenien tonë kolektive, veçanërisht midis të rinjve që kanë nevojë të madhe për qasje në mbështetjen, arsimin dhe shërbimet e shëndetit mendor, të cilat ‘Fondi i Rare Impact’ po punon për t'i bërë të qasshme”.
Edhe
Selena Gomez nis iniciativë për shëndetin mendor
Chris McCarthy, presidenti dhe themeluesi i Paramount Media Networks dhe MTV Entertainment Studios, mezi pret të punojë së bashku me Selenën.
“Jemi krenarë që jemi partnerë me Selena Gomez, superyllin global dhe lidere në mbrojtjen e shëndetit mendor, me të cilën ndajmë një angazhim për të destigmatizuar dhe normalizuar bisedën rreth shëndetit mendor, duke pasur parasysh rritjen e tij alarmante mes të rinjve”, është shprehur Chis.