Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Gladiatori” hap ankandin “Arti i Divorcit”

Është ditëlindja e tij e 53-ë dhe do të kish qenë edhe përvjetori i 15 i martesës së tij, ndaj ka ardhur koha për të bërë pastrime.

Aktori Russell Crowe, ka hapur ankandin e tij të titulluar “Arti i Divorcit”, një lloj larje hesapesh me të shkuarën, në Sidney, Australi.

Ai u nda nga këngëtarja Danielle Spencer në 2012-ën. Në ankand do të dalë armatura nga “Gladiatori”, kujtime nga “Master and Commander”, kitara por edhe çizmet e tij neonaziste nga “Romper Stomper”, transmeton tch.

Ankandi i të shtunës pritet të mbledhë deri në 2.3 milionë dollarë. Aktori australian thotë se shitja ka të bëjë vetëm me ecjen përpara dhe lënien pas të një momenti të vështirë.

Veç të tjerash në ankand do të dalin edhe një numër pikturash të rëndësishme nga disa prej artistëve më domethënës në historinë e Australisë, por edhe nga ata modernë.

Edhe Russell Crowe tregon përse nuk do të martohet sërish Showbiz 8 muaj më parë Russell Crowe tregon përse nuk do të martohet sërish

Për ata me një buxhet të kufizuar, po ashtu ka zgjedhje…ndoshta një shall dhe një palë këpucë të vjetra nga “State of play” apo një nga shumë kitarat e koleksionuara prej tij.

{gallery}