Prona e yllit të Prodigy, Keith Flint, përfshirë pllakat e arit, shpërblimet, një shtrat të bërë me porosi dhe disa vathë, do të dalin në ankand për t’i shlyer të gjitha detyrimet pas vdekjes së tij.
Në ankand do të dalin edhe veshjet dhe stolitë, duke përfshirë edhe piercingun për hundë me kon të dyfishtë, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu, në ankand do të mund të blihet një shtrat i dizajnuar në të cilin muzikanti kishte fjetur deri në vdekjen e tij.
Shtëpia e ankandeve me seli në Cambridge- Cheffins Fine Art deklaroi se nuk kishte bërë vlerësim të vlerës së përafërt të artikujve, pasi që vlerësimi ishte "pothuajse i pamundur".

"Ankandi do të shfaqë shumë artikuj interesantë që e japin një pasqyrë për jetën personale të Keith dhe e theksojnë dallimin midis personalitetit të tij skenik dhe jetës së tij private", tha Martin Millard, drejtor i kësaj shtëpie ankandesh.
Flint, i cili i këndoi hitet e Prodigy si "Breathe" dhe "Firestarter", vdiq në mars në moshën 49-vjeçare, ndërsa autopsia tregoi se ai vdiq si rezultat i varjes, shkruan BBC News.
Ankandi do të mbahet më 7 nëntor.
-
“The Prodigy” duan ta përfundojnë albumin e ri për nderë të anëtarit të ndjerë të grupit Keith Flint
-
Një vit nga vdekja e vokalistit të grupit “The Prodigy”
-
Keith Flint e kishte paralajmëruar vetëvrasjen katër vjet më parë: “Kur të përfundojë, do ta vras veten”
-
Vdes këngëtari i Prodigy në moshën 49-vjeçare
-
Bizhuteritë e Elvis Presleyt do të vihen në ankand për shitje