Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Genti publikon këngën e re në gjuhën gjermane

Artisti nga Kosova, por që jeton dhe zhvillon karrierë muzikore në Gjermani, Genti ka lansuar projektin e ri.

Ky projekt është në gjuhën gjermane por që videoklipi është realizuar në Kosovë, madje ajo që bie në sy është emblema e UÇK-së.

Kënga quhet “ GESCHICHTE” e që në gjuhën shqipe do të thotë “Histori”.

Projekti po pritet shumë mirë nga publiku madje ka numëruar një numër të madhe të shikimeve në kanalin Youtube.