Në librin e ardhshëm biografik, “Dying of Politeness”, aktorja Geena Davis e shpjegon eksperiencën toksike të punës me yllin e kinematografisë, Bill Murray, në sheshin e xhirimeve të filmit të vitit 1990, “Quick Change”.
Ajo e akuzon Murrayn për sjellje të papërshtatshme ndaj saj, gjatë audicioneve të para të filmit dhe më pas tregon se aktori ishte tepër agresiv me të gjatë xhirimeve të këtij projekti.
Aktorja e famshme e shtjelloi këtë eksperiencë edhe në një intervistën e fundit për gazetën, “The Times”.
“Sjellja e tij ishte shumë e keqe. Mënyra se si ai u soll me mua në takimin e parë ishte e tmerrshme. Është dashur të largohesha nga ai audicion, ose tëpaktën ta mbroja veten më shumë. Por nëse do të veproja ashtu, atëherë nuk do ta kisha fituar rolin në film. Kam mundur ta shmang trajtimin e keq të tij ndaj meje, nëse do të dija si të reagoja apo si të veproja gjatë atij takimi. Por, fatkeqësisht unë isha person që nuk i pëlqeja konfrontimet dhe thjeshtë nuk reagova fare”.
Tutje, Davis tha se pendohet që e ka fajësuar veten për gjithë këtë situatë, pasi pasojat për sjellje të papërshtatshme dhe të keqe është dashur t’i bartë kolegu i saj, Bill Murray, shkruan “The Independent”.
Edhe
Bill Murray foli publikisht për akuzat ndaj tij për sjellje të pahijshme
“Nuk ka kuptim të pendohesh për gjëra të së kaluarës, e megjithatë, këtu u pendova. Nuk ishte faji im”, deklaroi Davis.
Kjo nuk është hera e parë që Bill akuzohet për sjellje të papërshtatshme në sheshin e xhirimeve të një filmi. Filmi debutues i Aziz Ansarit si regjisor, “Being Mortal”, u desh të ndërpritet në gjysmë pasi një grua u ankua ndaj aktorit, Murray, dhe studioja “Searchlight Pictures” u detyrua t’i fillojë hetimet rreth këtij rasti.
“Kisha një keqkuptim me një kolege timen. Unë bëra diçka që mendova se ishte qesharake, por veprimi im nuk u pranua në atë mënyrë. Studioja prapa filmit dëshironte të veprojë në mënyrën e duhur. Ata vendosën ta ndërpresin realizimin e projektit për t’i shqyrtuar rrethanat me kujdes”, deklaroi Murray për kanalin “CNBC”, teksa e shpjegoi incidentin.
Aktori veteran tutje tha se ky incident ka qenë mjaft edukativ për të.
Edhe“Bota sot është ndryshe nga koha kur unë isha fëmijë. Ajo që unë mendoja se është qesharake, nuk konsiderohet më humor. Gjërat ndryshojnë me kohën, prandaj është e rëndësishme për mua ta mësojë këtë fakt. Nuk dua të jem një person i cili nuk mund të mësojë gjërat të reja. Ky nuk është qëllimi im”.
“Being Mortal” ishte në gjysmë të përfundimit të xhirimeve, në kohën kur ndodhi incidenti në fjalë. Filmi planifikohej të lansohej në vitin 2023, por besohet se do të ketë pak vonesa pasi studioja “Searchlight Pictures” ende nuk ka bërë të ditur se kur do të rifillojnë xhirimet e tij.