Shërbyes të rëndësishëm civilë janë të frikësuar se ftesa e martesës së Princit Harryt me Meghan Markle për Barack Obaman mund të zbehë marrëdhëniet britanike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Princi Harry ka lidhje të afërt me ish-presidentin amerikan dhe shoqëria e tyre është shkak i ftesës, por zyrtarët civil kanë frikë se ftesa për Obaman dhe gruan e tij Michelle mund të shihet si refuzim për Donald Trumpin.
Presidenti Trump është kritikuar nga paraardhësi i tij dhe miliarderi mund ta marrë si fyerje nëse Obama pranon ftesën për dasmë dhe ai jo.
“Harry e ka bërë të qartë se i dëshiron Obamat në dasmë dhe kjo ka shkaktuar nervoz. Trumpi mund të reagoj keq nëse Obamat marrin pjesë në martesën mbretërore para se ai të ketë mundësinë të takohet me Mbretëreshën”, ka thënë një burim për gazetën “The Sun”.
-
Barack Obama nuk do marrë pjesë në dasmën mbretërore
-
Princi Harry i mohon spekulimet për ndarje nga Meghan Markle
-
Meghan Markle po synon të bëhet presidente e SHBA-së
-
Princi Harry është thellë i lënduar pas ‘braktisjes’ së familjes mbretërore
-
Meghan Markle shkeli traditën shekullore të familjes mbretërore