Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fran propozon versionin e ri të "Nanny" me Cardi B

Sitcomi amerikan ‘The Nanny’, i cili u transmetua me gjashtë sezone në CBS, mund të ketë reboot, dhe këtë herë në rolin kryesor të dados do të shfaqet reperja Cardi B (26), raporton Daily Mail.

Këtë mundësi e zbuloi aktorja Fran Drescher (61), dadoja “origjinale”, e cila gjithashtu ishte producente e sitcomit ikonik. Aktorja negocioi me ekipin e reperes për rikthimin e versionit modern të Fran Fine.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në një farë mënyre, ne i hodhëm themelet. Mendoj se ajo është e shkëlqyeshme dhe se do të ishte padyshim zgjedhja ime e parë nëse është mjaft e disiplinuar sa për ta xhiruar serinë çdo javë. Kjo mund të jetë e lodhshme, por mund të jetë një mënyrë e mirë për të punuar, për t’u parë nga audienca në të gjithë botën dhe për të vazhduar në turne të vogla kur është në pauzë nga xhirimet”, - thotë Drescher.

Episodi i parë i serialit u transmetua 26 vjet më parë. Aktorët që i mishëruan personazhet e preferuara vazhduan me jetën dhe karrierën e tyre, shkruan KOHA Ditore. Përveç 'The Nanny', Fran Drescher luajti edhe në dy seriale të tjera 'Living with Fran' dhe 'Happily Divorced', ndërsa për një kohë të shkurtër e pati edhe talk shown e vet.