Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cardi B tregon arsyet pse nuk punësoi asnjëherë dado për të bijën

Reperja amerikane, Cardi B, ka pranuar se asnjëherë nuk ka punësuar dado për t’u kujdesur për fëmijën e saj, Kulture, shkroi të mërkurën “Bol News”.

Këngëtarja e hitit “I like it”, ka treguar për “Vogue Singapore” se arsyeja pse nuk ka marrë kurrë dado për të bijën është sepse karriera e saj nuk ishte e bujshme si tani, gjatë fillimit të amësisë dhe besonte se mund t’ia dilte edhe vetë t’i kryente detyrat e nënës.

“Të gjithë ishin të shqetësuar për karrierën që po ndërtoja dhe për të ardhmen time. Unë thosha se është e lehtë, pasi e merrja me vete fëmijën tim ngado që shkoja”, ka thënë ajo.

Një tjetër arsye që e ka treguar Cardi B është se nuk mund t’ia besonte askujt përkujdesjen e fëmijës së saj.

Këngëtarja pohoi gjithashtu se ajo nuk u mbështet shumë as në familjen e saj për kujdesin e vajzës.

“Prindërit tashmë jetojnë jetën e tyre dhe kanë rritur fëmijët e tyre. Ata janë më të moshuar dhe nuk e kanë të njëjtën energji si dikush në të 20-at. Nuk rri asnjëherë larg fëmijëve të mi, sepse kjo është përgjegjësia ime si nënë”, ka thënë ajo.