“Të gjithë thonë fjalë për mua. Pse thjesht nuk më lënë të jetoj", këndoi Britney Spears në këngën e saj “My Prerogative” në vitin 2004, tani pas pesëmbëdhjetë viteve me lansimin e dokumentarit të saj “Framing Britney Spears”. Këto fjalë kanë filluar të dëgjohen sërish, shkruan BBC.
The New York Times me dokumentarin vë në theks trajtimin që i ishte bërë këngëtares nga mediat para ndërprerjes së karrierës në vitin 2007 dhe mosmarrëveshjes me menaxherin, e që do të thotë së ajo nuk kishte kontroll në shumë aspekte në jetën dhe karrierën e saj.
“Ne të gjithë jemi fajtorë për atë që i ka ndodh Britney Spears” kishte shkruar një kërkim falje magazina Glamour në Instagram të martën.

Edhe blogeri Perez Hilton njësoj është shprehur që i vie shumë keq se si ishte sjellë me Britney.
Përveç mediave në jetën e këngëtares ndikoi keq edhe ndarja me Justin Timberlake, i cili kishte shpërndarë thashetheme për identitetin e Britney përfshirë këtu videon e këngës së tij “Cry Me a River” ku duket sikur Britney e kishte tradhtuar.
Edhe
Britney Spears e mërzitur dhe e turpëruar nga dokumentari i fundit për jetën e saj
Ndërsa ndarja shumë publike nga bashkëshortin e saj Kevin Federline, ndodhi në 2007 ku Britney kishte rruajtur kokën në pamje të plotë të kamerave, duke vepruar në mënyrë të parregullt dhe ishte dërguar në spital me një ambulancë. Ajo u mbajt në spital pasi u konsiderua një rrezik për veten dhe të tjerët.
Pas problemeve me shëndetin mendor që nga 2008 menaxhimin e Briteny e morri babai i saj, i cili sipas këngëtares nuk ishte më i mirë. Ajo tani kërkon që të largohet nga babai dhe që ai të mos e kontrolloj më jetën dhe karrierën e saj.
-
Djemtë e Britney Spearsit “frikësohen se ajo do të vdesë”
-
Britney Spears reagon sërish dhe më ashpër ndaj ish-bashkëshortit, Kevin Federline
-
Kevin Federline: E pamundur të shtiremi sikur gjithçka është në rregull me Britneyn
-
Justin Timberlake pritet t’i përgjigjet Britney Spears në emisionin e Oprahs