Përshtatja e veprave shumë të njohura gjithmonë është një detyrë e vështirë. Jo vetëm që duhet të bëhet një film i mirë i cili do të fitojë, por është e rëndësishme të mos devijohet shumë nga versioni letrar në mënyrë që adhuruesit e letërsisë të jenë të lumtur.
Përshtatja më e fundit filmike e cila na pret është bestselleri “The Goldfinch” i autores Donna Tartt, ndërsa sot e kemi mundësinë ta shohim trailerin e parë të filmit.

Filmi bën fjalë për Theodore "Theo" Decker, i cili në moshën 13-vjeçare mbetet pa nënë e cila vdes në bombardimin e Muzeut Metropolitan. Tragjedia e ndryshon drejtimin e jetës së tij dhe e dërgon në një odiseadë emocionale të keqardhjes dhe fajit, shpengimit dhe gjetjen e vetes madje edhe të dashurisë. Përmes të gjitha këtyre, e vetmja gjë e prekshme që mbetet nga ajo ditë e tmerrshme – është fotografia e një zogu të vogël që e donte nëna e tij, shkruan KOHA Ditore.
Oakes Fegley e luan Theon e vogël para se Ansel Elgort ta marrë versionin e rritur, ndërsa në formacionin e aktorëve me regji të John Crowley janë edhe Nicole Kidman, Aneurin Barnard, Finn Wolfhard, Sarah Paulson, Luke Wilson dhe Jeffrey Wright.
Filmi “Goldfinch” do të fillojë me shfaqjen në shtator të këtij viti.
-
Matt Damon në trailerin e ri të filmit të Christopher Nolanit
-
Ariana Grande përkrah De Niros e Stillerit në trailerin e ri të filmit “Focker In-Law”
-
Theron dhe Washington me premierë glamuroze në L.A.
-
Spielberg shfaq premierën e “The Fabelmans” autobiografik
-
Netflixi ripërpunon dramën “Persuasion” të autores Jane Austen