Këngëtari Justin Bieber (25) dy vjet më parë doli nga kisha pas meshës së të dielës në Beverly Hills dhe hyri në kamionçinën e tij. Ai u nis dhe e shkeli fotografin. Menjëherë doli nga vetura për ta kontrolluar të lënduarin William Lamont, ndërsa po i njëjti tani e padit atë për aksidentin.
“Mbeta përgjithmonë invalid për shkak të tij, jam i lënduar emocionalisht dhe kërkoj dëmshpërblim”, - thotë fotografi në dokumentet gjyqësore, por nuk ka saktësuar se çfarë dëmtimesh i kishte shkaktuar këngëtari.
Justin, pasi e kuptoi se e kishte shkelur një njeri, qëndroi me të në vendin e aksidentit derisa mbërriti policia dhe më pas ndihma e shpejtë, ndërsa dëshmitarët pohojnë se u përpoq ta ndihmonte.
“Policia vendosën se nuk do të paraqesë kallëzim penal sepse konkluduan se aksidenti pjesërisht ishte shkaktuar nga blicët e kamerës të cilët përkohësisht e verbuan shoferin”, - tha avokati i Bieber. Ai shtoi se policia mendonte se William nuk duhej fare të qëndronte në rrugë.
Pasi qëndroi në spital, fotografi e bëri qartë se nuk e fajëson Justin për aksidentin. Si duket se dy vjet më vonë ai ka ndryshuar mendje, shkruan KOHA Ditore.
E gjithë kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën për Bieberin, duke pasur parasysh se kohët e fundit ai e pranoi se po lufton me depresionin për shkak se shumë njerëz po i bëjnë presion për martesën e tij me Hailey (22).
-
Miratohet kërkesa e Timberlakeut për të ndaluar publikimin e videos së arrestimit
-
Justin Timberlake nuk dëshiron t’i publikohen pamjet e arrestimit në vitin 2024
-
Justin Bieber kërkon që industria e muzikës të bëhet “më e sigurt”
-
Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre
-
Hailey Bieber komenton me humor fotografinë virale të Justin Bieber dhe Kendall Jenner