Revista e njohur amerikane “Forbes”, siç ka publikuar listën e milionerëve të vitit, reperëve më të paguar, këtë radhë ka sjellë një listë me moderatorët më të paguar në botë.
Sigurisht që në mendje tuaj vjen emri i prezantueses së “Ellen Show”, Ellen DeGeneres por në fakt nuk është ajo më e paguara.
Listën e kryeson Judy Sheindlin e cila moderon në “Judge Judy Show” dhe këtë vit ka fituar 147 milionë dollarë.
E dyta në rend është Ellen DeGeneres, e cila ka fituar 87 milionë e 500 mijë dollarë dhe në vendin e tretë është Dr. Phil, i cili ka fituar plot 77,500,000 dollarë.
Ndërsa dy të fundit janë Ryan Seacrest dhe Steve Harvey./atsh
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohet lista e artistëve më të paguar sipas “Forbes”
-
Mbi 1 milion dollarë për një postim, kush e kryeson listën e më të paguarve në Instagram
-
Dr Dre, muzikanti më i paguar në dekadën e fundit
-
Taylor Swift kryeson top listën e “Forbes” për fitime muzikore
-
Williams, sportistja më e paguar sipas revistës "Forbes"