Fundin e janarit 2020 do ta shënojë edhe filmi i ri aksion-kriminalistik nga Guy Ritchie, i cili është prezantuar me posterë të rinj.
Fansat e Ritchie mezi po e presin këtë film, sepse ky është filmi i parë në stilin gangster që nga RocknRolle i vitit 2008, ndërsa regjisori dhe skenaristi nuk i kanë lënë asgjë rastësisë dhe e krijuan një kast mbresëlënës.
Matthew McConaughey, Henry Golding, Colin Farrell, Michelle Dockery, Charlie Hunnam dhe Hugh Grant luajnë në filmin “The Gentlemen” ku rolin kryesor e ka McConaughey. Ai është mërgimtari amerikan Mickey Pearson, i cili e ndërton perandorinë fitimprurëse të marihuanës në Londër, ndërsa perandorinë e tij tani dëshiron ta monetarizojë për t’u larguar nga ky biznes, shkruan KOHA Ditore. Kur mësohet se biznesi i tij është në shitje, fillojnë intriga të ndryshme, mashtrime, ryshfet dhe shantazhe, për ta larguar atë nga kreu i perandorisë para se ta shesë.

McConaughey këtë vit nuk u veçua me zgjedhjet e tij filmike. Ai u shfaq në komedinë “The Beach Bum” e cila i zhgënjeu shikuesit, ndërsa trileri “Serenity”, në të cilin partnerja e tij ishte Anne Hathaway, kaloi edhe më keq tek kritikat dhe audienca. Aktori me këtë film mund t’i përmirësojë gjërat.
“The Gentlemen” do të mbërrijë në kinema më 24 janar 2020.
-
Matthew McConaughey e kërcënon Henry Goldingun në fragmentin e ri për “The Gentlemen”
-
“The Gentlemen” bashkon burrat qesharakë e të shthurur
-
Guy Ritchie i rikthehet stilit të gangsterëve
-
Guy Ritchie sërish bashkëpunon me yjet Jason Statham dhe Hugh Grant
-
Statham ribashkohet me Ritchien për trilerin me tematikë të hakmarrjes