Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi i titulluar “Omicron” që po tmerron njerëzit

Varianti i ri Omicron ka lënë njerëzit në gjithë botën të shqetësuar teksa nuk dihet ende shumë për të.

Në mesin e shumë njerëzve ka nxitur panik, sidomos kur gjetën se ekzistonte një film i vitit 1963 me të njëjtin emër, ata u tmerruan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po shkojmë drejt ferrit”, ka shkruar një person në Twitter bashkë me posterin e filmit.

Filmi nuk ka të bëjë asgjë me virusin. Nuk përmendet pandemia dhe e vetmja arsye pse njerëzit po flasin për të është për shkak të emrit të njëjtë me variantin. Filmi paraqet një alien i cili pushton trupin e një njeriu që të marrë informacione rreth Tokës e për ta bërë më të lehtë pushtimin e planetit.