Kapitulli i 25-të i filmave me James Bond ka hasur jo pak vështirësi deri tani, por një lajm i mirë vjen nga “Production Weekly”, sipas të cilit filmi i radhës me Agjentin 007 mund të titullohet “Eclipse”.
Në shkurt u përfol për ”Shatterhand”, por përfaqësues të produksionit e hodhën poshtë këtë variant. Xhirimet janë në program për të nisur më 6 prill në ”Pinewood Studios” në Londër dhe në Matera, në Itali.
Rami Malek është angazhuar për të interpretuar personazhin negativ në filmin me protagonist kryesor Daniel Craig, në paraqitjen e tij të fundit, të supozuar deri tani, në rolin e Agjentit 007. Naomie Harris, Ralph Fiennes e Ben Whishaw do të rikthehen në rolet përkatëse./atsh
Artikuj të ngjashëm
-
“Bond 25” me titull zyrtar - dhe është një titull i mahnitshëm
-
Zbulohet titulli i filmit të ri të James Bondit
-
Incident gjatë xhirimeve të “James Bond”, lëndohet një punonjës
-
Ndërpriten xhirimet e “Bondit” për shkak të lëndimit të Daniel Craigut
-
Craig, Daniel Craig: aktori do të luajë për të pestën herë rolin e James Bondit