Duke pritur “Guardians of the Galaxy 2” që do të dalë në sallat e kinemasë amerikane, është ende “Fast & Furious 8”, mbreti i të ardhurave në kinematë e SHBA-së.
Filmi aksion ka fituar për të tretën fundjavë me radhë 19,4 milionë dollarë që sjell në kasën e Universal Pictures një shifër prej 192 milionë në SHBA.
Në podiumin amerikan renditen në vendin e dytë dhe të tretë: komedia “How to be a Latin Lover”, që ka mbledhur 12 milionë dhe filmi aksion indian “Baahubali 2: the conclusion”, që ka mbledhur 10,1 milionë.
Në vendin e katërt “The Circle”, me Tom Hanks dhe Emma Watson, që zhgënjen pritshmëritë me të ardhura prej 9,3 milioni. I pesti renditet “Baby Boss”, me 9,05 milionë.
Artikuj të ngjashëm
-
“Guardian of Galaxy Vol. 2”, ende kryeson listën në kinematë amerikane
-
“Guardian of Galaxy Vol. 2” boom të ardhurash në kinematë amerikane
-
“Fast and Furious 8” ende dominon në kinematë botërore
-
“Fast & Furious 8” thyen rekordin e arkave filmike
-
Filmi “Scary Movie 6” kryeson arkat filmike, lë pas “Masters of the Universe”