Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi artistik “Aladdin” me fillim të shkëlqyeshëm në kinema

Si duket filmi i ri artistik i Disney, “Aladdin”, ka kaluar më mirë sesa pritej. Javën e kaluar në kinema filloi të shfaqej versioni filmik i filmit të preferuar të animuar “Aladdin” nga viti 1992. Edhe pse kritikat e para për trilerin ishin kryesisht negative dhe shumë ishin skeptikë për këtë version të “Aladdinit”, si duket fundjava e parë e shfaqjes kaloi për mrekulli. Filmi i fitoi gjithsej 207 milionë dollarë në mbarë botën, nga të cilat 86 milionë në tregun e brendshëm (SHBA dhe Kanada) dhe 121 milionë në pjesën tjetër të botës, shkruan KOHA Ditore.

Image

Në Disney po shpresonin që brenda tre ditëve filmi do t’i fitonte mes 75 dhe 85 milionë dollarë, kështu që i ka tejkaluar pritjet e tyre. Në rebootin e filmit të preferuar të animuar nga viti 1992 luajnë Mena Massoud si Aladdin, Will Smith, si xhindi nga llamba, Naomi Scott si Jasmine dhe Marwan Kenzari si Jafar. Filmi u bë me regji të Guy Ritchie sipas skenarit që ai e shkroi me John Augustus.