Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Figura prej dylli e Jacksonit largohet për shkak të akuzave të reja për përdhunim

Pas akuzave të shumta, të cilat janë përshkallëzuar ditëve të fundit, figura prej dylli e Michael Jacksonit është larguar kohët e fundit nga një qendër tregtare në Danimarkë. Në adresën e qendrës tregtare në Kopenhagë u drejtuan një varg ankesash të prindërve për këtë figurë, prandaj pronarët u detyruan të reagonin, raporton Complex.

Përfaqësuesit e menaxhmentit të njërës prej qendrave tregtare më të vjetra në vend kishin frikë se statuja e Mbretit të Popit do të ishte fyese për klientët ose se kalimtarët do ta dëmtonin.

E gjitha ndodhi për shkak të dyshimeve të kohëve të fundit se Michael kishte abuzuar seksualisht me djalin e tij Blanket (16) dhe nipat e tij, ashtu si edhe filmi 'Leaving Neverland'. Premiera e tij ishte në fund të janarit dhe filmi bën fjalë për jetën e dy meshkujve, të cilët, derisa ishin fëmijë, u abuzuan nga muzikanti legjendar. Regjisori e përshkroi fermën e Jackson 'Neverland' si një 'parajsë pedofilie' dhe pretendon se çdo ndërtesë kishte dhoma të fshehta me shtretër në të cilat Michael i abuzonte djelmoshat. Ai i detyroi ata të bënin seks oral, dhe gjithashtu provoi seks anal.

Pas largimit të figurës së Jackson, atë e zëvendësoi figura e Brad Pittit (55). Përveç kësaj, gjatë ditëve të ardhshme, gjatë pushimeve shkollore, në qendrën tregtare do të organizohet një ekspozitë me figura të dyllit të yjeve si Marilyn Monroe dhe Julia Roberts (51).