Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Festat e fundvitit brenda familjes së Victoria dhe David Beckhamit

Krishtlindjet kanë ardhur më herët për Victoria Beckham dhe David Beckham këtë vit.

Në një postim në Instagram të shtunën, Victoria, ndau një album me foto ku shfaqeshin David dhe fëmijët e tyre Cruz, Brooklyn dhe Harper. Djali i tyre Romeo i cili luan futboll për Brentford F.C., nuk ishte i pranishëm në foto.

Por gruaja e Brooklynit, Nicola Peltz Beckham, buzëqeshi në foto përkrah vjehrrës.

Në sesionin e fotografive familjare, Nicola dhe Harper kishin veshur pizhame të bardha dhe bluza të bardha, ndërsa Brooklyn dhe David ishin veshur pizhame të zeza dhe këmisha të bardha.

Victoria dhe Cruz zgjodhën të dalloheshin nga turma. Cruz kishte veshur një veshje krejt të bardhë, ndërsa mamaja e tij pozoi në mes të fotos e veshur me një set pizhame mëndafshi bardh e zi.

Të gjithë vunë një kapelë të kuq dhe të bardhë, përveç Kruzit, dhe Brooklyn dhe David që mbanin gota verë të bardhë.