Tre djemtë e këngëtares së famshme Gwen Stefani nuk e konsiderojnë Blake Shelton vetëm të dashurin e nënës së tyre. Për ta, ai është një figurë babai.
Shelton është i pranishëm në jetët e tyre për vite të tëra, dhe djemtë jo vetëm që e respektojnë por e duan shumë këngëtarin.
“Ata ishin bashkë gjatë festës së Pashkëve. Djemtë i kanë thënë Gwen që për ta, Blake është si një baba i dytë. Ata e duan dhe e respektojnë shumë. Madje shpesh i thonë Blake që i janë mirënjohës për gjithë të mirat që ka sjellë në jetën e tyre. Por nga ana tjetër, Blake për asnjë moment nuk është përpjekur tu zëvendësojë babain e tyre biologjik. Kingston, Zuma dhe Apollo kanë marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Gavin”, është shprehur një mik i përbashkët i Stefanit dhe Sheltonit.
Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale janë prindër të fëmijëve Kingston 12 vjeç, Zuma 9 dhe Apollo 5 vjeç. Pas më shumë se 20 vitesh lidhje me rokerin, Stefani nisi procedurat për divorc.
Ajo ende nuk ka zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi, por sipas thashethemeve, gjatë asaj kohe Rossdale e kishte tradhtuar me dadon e fëmijëve, madje e kishte lënë shtatzënë./oranews