Aktori 53-vjeçar, Daniel Craig, i cili e ka një vajzë me bashkëshorten Rachel Weisz dhe një vajzë tjetër me ish-gruan e tij, Fiona Loudon, beson që trashëgimia e pasurisë nga prindërit është diçka e pakëndshme, dhe thotë se nuk planifikon që milionat e tij t’ua lërë fëmijëve.
Duke folur për revistën “Candis”, aktori Craig tha: “A nuk ekziston një shprehje e vjetër që thotë se nëse vdes si person i pasur, atëherë ke dështuar në jetë? Mendoj se sipërmarrësi amerikan Andrew Carnegie e kishte dhuruar pasurinë e tij 11 miliardë dollarëshe, çka tregon sa i pasur kishte qenë sepse mendoj se një pjesë të të hollave i ka mbajtur për vete. Por, unë nuk dua t’u trashëgojë shuma të mëdha parash fëmijëve të mi. Mendoj se trashëgimia e pasurisë nga prindërit është diçka e pakëndshme. Filozofia ime është që ta harxhosh ose dhurosh këtë pasuri, para se të vdesësh”.
Craig më së miri njihet për portretizimin e super spiunit të zgjuar, James Bond, në filmat me buxhet të lartë. Por, aktori e pranoi se thellë në zemër, është një burrë i ndjeshëm dhe i butë.
“Unë nuk dua të portretizojë personazhe pa ndjenja. Unë jam tip emocional sikur çdo person tjetër, dhe gjithçka më bënë të qajë. Madje edhe një reklamë e mirë mund të m’i nxjerrë lotët, nëse jam në disponim të mirë”.
Dhe vazhdimi i 25-të me radhë i filmit të shumëpritur aksion, “No Time To Die”, zyrtarisht do të lansohet nëpër kinema më 8 tetor të këtij viti. Filmi po ashtu e shënon herën e fundit që aktori, Daniel Craig, e portretizon spiunin ikonik në ekran të madh.
Një burim i afërt ka raportuar se agjenti Bond vjen si baba në këtë projekt, pasi Craig ka dashur ta befasojë publikun me këtë vazhdim të fundit. Ngjarja e zë vend pesë vjet pas ngjarjeve të zhvilluara në vazhdimin e fundit, “Spectre”, dhe e sjellë agjentin 007 duke e shijuar pensionimin në Jamaica së bashku me doktoreshën Swann, para se të detyrohet ta shpëtojë botën dhe një herë të fundit nga një pandemi biologjike.
Përveç Daniel Craigut në filmin “No Time To Die” po ashtu luajnë aktorët: Léa Seydoux, Ben Whishaw, Naomie Harris, Jeffrey Wright, Christoph Waltz, Ralph Fiennes, Rory Kinnear, Rami Malek, Lashana Lynch dhe Ana de Armas.