Këngëtarja e njohur britanike Leona Lewis është fejuar me të dashurin e saj Dennis Jauch. Ata ishin në lidhje tetë vjet.
Revista e njohur “People” ka konfirmuar lajmin për çiftin edhe pse nuk ka patur ndonjë paralajmërim zyrtar nga Leona ose Dennis, transmeton Koha.net.
Çifti aktualisht janë në pushime në San Juan, Puerto Rico, dhe në postimin e fundit të Leonës në Instagram Story është parë duke mbajtur një unazë në gishtin e saj të fejesës.
{gallery}
Leona dhe Dennis janë bashkë që nga viti 2010.
Javën e kaluar ata kanë festuar tetë vjetorin e lidhjes së tyre, ndërsa Dennis ka postuar një kolazh të tyre në Instagram me mbishkrimin: “Kanë qenë 8 vjetët më të lumtura të jetës time me këtë qenie të mrekullueshme njerëzore. Këtu janë shumë kujtime të bukura”.
-
Kendall Jenner e Jacob Elordi e zyrtarizojnë lidhjen
-
Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në një ceremoni private në Londër
-
Harry Styles e Zoë Kravitz po planifikojnë dy dasma
-
Zoë Kravitz nxit spekulimet për fejesë me Harry Styles, shafqet në publik me unazë diamanti
-
Demi Lovato tregon sekretin e marrëdhënies së fortë me bashkëshortin