Faye Dunaway thuhet se është shkarkuar nga shfaqja e Broadwayit "Tea At Five", pasi thuhet se e kishte goditur shuplakë një anëtar të ekipit teatral.
Producentët e shfaqjes e kanë konfirmuar se e kanë "anuluar marrëdhënien e tyre" me aktoren dhe tani janë në kërkim të një aktoreje për ta luajtur rolin e aktores së ndjerë të njohur Katharine Hepburn.
Burimet thanë për Page Six se drama ndodhi në prapaskenë në Teatrin Huntington në Boston, Massachusetts më 10 korrik, kur Dunaway thuhet se i sulmoi anëtarët e ekipit, duke i nxitur producentët që ta anulojnë performancën e asaj mbrëmjeje.
Dunaway, e cila po udhëton nëpër Evropë, nuk mundi të kontaktohej për komente, ndërsa përfaqësuesit e saj ende nuk janë përgjigjur në pyetjet për këtë ngjarje, shkruan KOHA Ditore.
Shfaqja ku luan vetëm një femër, bën fjalë për rikuperimin e Hepburn nga një aksident automobilistik në vitin 1983.
“Tea at Five” filloi të shfaqej derisa fituesja e çmimit Oscar, Dunaway, u kthye në Broadway për herë të parë në 37 vjet. Shfaqja, gjithashtu, do të jepet edhe në West End të Londrës në fillim të vitit të ardhshëm.