Për herë të parë këngëtari i njohur nga Australia, Faydee do të mbajë koncert në Prishtinë.
Gjatë një konference të mbajtur për media të mërkurën pasdite, ai u shpreh se i ka mbushur bateritë për të performuar këngë nga repertori i tij, sonte në amfiteatrin e parkut Gërmia.
“Mendoj se sonte do të jetë natë e paharruar edhe nëse vetëm 3 veta janë prezentë ose 1 mijë të tillë vijnë në këtë koncert. Unë do të jap më të mirën nga vetja. Jam shumë i emocionuar lidhur me këtë koncert”, ka thënë ai, raporton Express i KTV-së.
Organizatori i këtij koncerti, Fatos Geci, deklaroi se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të ketë siguri gjatë mbajtjes së koncertit të sonte.
Këngëtari me origjinë libaneze, Faydee, ditë më parë, performoi edhe në një klub nate në qytetin e Pejës.
Edhe
Faydee me koncert në Prishtinë
“Atmosfera ishte shumë e këndshme atje dhe isha shumë i befasuar nga njerëzit dhe energjia e tyre. Muzika ime për ata ishte shumë e mirë. Kam pranuar shumë mesazhe kohët e fundit që të vij në Kosovë dhe sinqerisht s’e kisha idenë se ku është ky vend më parë, por tani jam i lumtur që jam këtu këtë herë me Fatosin dhe për koncertin tim”, ka shtuar ai.
Koncerti i Faydees do të fillojë të mërkurën nga ora 20:00.
-
Lahaj e Ahmeti sjellin detajet për koncertin e nesërm në Prishtinë
-
Skena e Prishtinës në pritje të Bryan Adamsit për një natë të paharrueshme
-
Shiten të gjitha biletat për dy netët e para të koncertit të Alban Skenderajt në Prishtinë
-
Shiten të gjitha biletat, Alban Skenderaj paralajmëron koncert të dytë në Prishtinë