Një mësuese e muzikës e ka lutur këngëtaren e njohur Adele që të mos anulojë koncertet e saj, pasi kanadezja ka udhëtuar më shumë se 18 mijë milje për këto koncerte, të cilat janë anuluar nga ylli britanik.
Lori Shortall nga Newfoundlandi i Kanadasë, kishte rezervuar një biletë për koncertin e Adele në Londër, por krijuesja e hitit “Hello” e anuloi atë koncert. Kjo është hera e tretë me radhë që mësueses së muzikës i anulohen koncertet e Adele.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në Facebook, ajo ka thënë të ketë shpenzuar rreth 10 mijë dollarë për të ndjekur koncertin e Adele.
“Adele. Kjo është hera e tretë që t’i anulon koncertin. Houston [2011], Phoenix [2016] dhe Londër [2017]. Jam mësuese e muzikës në Kanada dhe jam harxhuar shkaku i koncerteve të anuluara”, ka shkruar ajo.
