Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fansat e sulmojnë Adele për dobësimin

Këngëtarja britanike Adele (31) i ka humbur më shumë se 20 kilogramë dhe shumë adhurues komentuan se është e vështirë ta njohësh. Në mediat sociale janë paraqitur fotografi të reja të këngëtares, në të cilat është më e hollë sesa që ishte.

Fansat fillimisht e pëlqyen ndryshimin e saj, por tani ata mendojnë se është koha për të ndaluar dietën.

“Ajo nuk duket më si vetja”, – janë vetëm disa nga komentet. Kishte edhe nga ata që e krahasuan me Emily Blunt.

Adhuruesit kanë frikë se Adele ka humbur peshë për shkak të stresit që pësoi pas shkurorëzimit.

Adele e tregoi pamjen e saj të re dhe më të dobët në ishullin e Karaibeve Anguilla, por ajo nuk ishte vetëm. Ajo ishte në shoqërinë e muzikantit Harry Styles (25), ndërsa mediat filluan të spekulojnë se kjo mund të jetë diçka më shumë se miqësi, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film Showbiz 3 d. më parë Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film

Adele e kishte veshur në plazh një fustan të lirshëm i cili i zbulonte këmbët dhe dekoltenë e saj. Ajo ishte e relaksuar, e disponuar dhe e qeshur.

Adele humbi peshë, sepse shkoi në pilates, ndërkohë që edhe ngriti pesha në palestër. Natyrisht, ajo gjithashtu filloi t'u kushtojë vëmendje ushqimeve, duke e zvogëluar konsumin e sheqerit dhe duke filluar të hajë perime të ndryshme.