Fansat e Eurovizionit po përgatiten për të marrë biletat aq të kërkuara për këtë vit.
Kësaj radhe pritet të ketë kërkesë të lartë për biletat e kësaj ngjarjeje që do të shfaqet në Liverpool në maj. Ato do të dalin në treg mesditën e së martës.
Fansat mund të shikojnë finalen e madhe dhe dy gjysmëfinale të drejtpërdrejta, plus gjashtë paraqitje paraprake si prova, shkruan BBC.
Çmimet variojnë nga 90 deri në 290 £ për gjysmëfinalet e drejtpërdrejta më 9 dhe 11 maj, dhe nga 160 deri në 380 £ për finalen e 13 majit.
Më shumë se gjashtë mijë njerëz do të mund ta shikojnë këtë ngjarje.
M&S Bank Arena në Liverpool ka një kapacitet prej 11,000, por numri i biletave në shitje për çdo shfaqje është më i ulët për shkak të madhësisë së setit dhe kërkesave të një transmetimi të tillë televiziv në shkallë të gjerë.
Edhe
Interesim i jashtëzakonshëm për Eurovision, biletat shiten për vetëm 36 minuta
Muajin e kaluar u njoftuar se 3000 bileta do të rezervoheshin për ukrainasit që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në tri programe të vizave – Homes for Ukraine, Ukraine Extension Scheme dhe Ukraine Families Scheme.
Kostoja do të subvencionohet nga qeveria, por do të ketë një tarifë prej 20 £ për shitje.