Në gjendje të rëndë është Kosova edhe këtë vit, kur po shënohet Dita e Tokës. Zyrtarët e institucioneve qendrore e kanë shënuar atë me aktivitete të ndryshme, e kryesori është mbajtur në Rahovec.
Me aktivitete të shumta është shënuar Dita e Tokës edhe në Komunën e Prishtinës. Ato kanë nisur në parkun e Gërmisë me ecje, meditim e joga, për të vazhduar me pastrim të hapësirave në qytet e fshatra, si dhe mbjelljen e fidanëve në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe pjesë të tjera të kryeqytetit.
Në këtë ditë, i pari i kryeqytetit, njoftoi për iniciativën për mbjelljen e 38 mijë drunjve. Për këtë temë në studio do të flasim me të ftuarit e sotëm.
Përveç kësaj, sot nga ora 16:30 – 19 do të mund të informoheni për zhvillimet më të reja në politikë, kulturë, sport e showbiznes.
Ne Express Intervistën e ditës, i ftuar është Skender Reçica, Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale.
-
Prishtina zotohet për mbjelljen e 38 mijë drunjve
-
MMPHI-ja themelon Task-Forcën e Gjelbër, Aliu: Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë
-
Hajdari: Tentojmë t’i kundërvihemi ndotjes së ajrit në Prishtinë përmes mbjelljes së fidanëve
-
Kurti: Dita e Tokës e gjen Kosovën në gjendje të rënduar, por politikisht stabile
-
Dita e Tokës shënohet me dhjetëra aktivitete